Dy persona janë arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit të koduar “BEFASIA” në qytetin e Elbasanit, pasi gjatë kontrollit u zbulua se mbanin armë me vete dhe fishekë luftarake.

Sipas njoftimi të policisë janë arrestuar në flagrancë, shtetasit

• Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.

• Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë..

– tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja.

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan