Gjatë natës së të enjtes, automjeti i një 36-vjeçari nga Shijaku ka rënë pre e grabitësve.

Policia e Durrësit informon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur, ku është vjedhur "Benzi" i shtetasit S.B., banues në Shijak.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Neni 134 i Kodit Penal.