Ka ndërruar jetë në spital një shqiptar në Itali, 4 ditë pasi u përplas në rrugë nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 64-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një automjet më 6 gusht në Ferrari.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndërroi jetë pas disa ditësh. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që përplasi 64-vjeçarin me biçikletë ishte larguar nga vendngjarja.

Ai është shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet lokale analizuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe morën dëshminë e disa personave që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.