Fatbardh Lici është 53-vjeçari i cili mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër në një atentat me armë zjarri. Pak më parë, policia njoftoi se në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Viktima nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet se Lici u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.
45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje.
Për policinë, vrasja e tij ishte për motive gjakmarrjeje, pasi babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.





