Dy persona janë prangosur nga policia pasi akuzohen se kanë kanë "kundështuar me dhunë" shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Të arrestuarit janë Mehmet Daka, 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale, "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", i parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.