Gjatë muajit korrik të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 47 anije tregtare.
Nga të dhënat operative të Qendrës së Informacionit, mësohet se 20 prej tyre janë përpunuar në Terminalin Perëndimor, ndërsa në Terminalin Lindor janë ngarkuar dhe shkarkuar 9 anije të tjera.
Në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar gjithashtu 18 anije të tjera me afro 13.500 kontejnerë TEU, ndërsa në Terminalin e Trageteve janë përpunuar automjetet dhe udhëtarët e 101 trageteve që kanë prekur kalatën gjatë muajit korrik 2018.