Dy ditë pas kroçerës “Sirena”, me 659 turistë, e cila u ankorua dje në Durrës, ditën e martë pritet të mbërrijë kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra.

Kroçera “Seven Seas Voyager” me flamur Bahamas ka në bordin e saj 715 turistë, që vijnë nga 22 vende të ndryshme.

Nga të dhënat e agjencisë “Intermed shiping” mësohet se 528 prej tyre janë qytetarë të SHBA, ndërsa pjesa tjetër nga Australia, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Franca, Japonia, Hollanda, etj.

Sipas të njejtit burim, itinerari turistik prej 8 ditësh ka nisur më 4 gusht në Venecia, dhe përfshin porte në Itali, Shqipëri, Greqi, dhe Kroaci, ndërsa turi përfundon më 11 gusht në Civitavecchia.

APD ka marrë të gjitha masat për mikpritjen e kroçerës e turistëve, si dhe për lëvizjen e tyre pa probleme në hapësirën portuale.