Policia e gjeti trupin e vdekur pranë ashensorit të pallatit. Deri aty kishte arritur të zvarritej babai i familjes, që nga apartamenti i vet, ku mori dhjetëra plagë thikash nga tri vajzat e tij 19, 18 dhe 17 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në një pallat në Moskë, ndërkohë vajzat Kristina (19 vjeçe), Angelina (18) dhe Maria (17) janë arrestuar për vrasjen e babait të tyre, Mikail Kaçaturian.
Sipas fqinjëve, ai ishte tip që përpiqej të bënte si fetar, por të gjithë e dinin që ishte shumë kontrollues dhe i dhunshëm jo vetëm me gruan, por sidomos me tri vajzat, të cilat e pranuan autorësinë e vrasjes dhe thanë që shkak u bë abuzimi që vazhdonte prej vitesh.
Policia ka zbuluar nga hetimet e deritanishme se pavarësisht se babai hiqej si besimtar para të gjithëve, në makinë mbante heroinë dhe shiringa të shumta, që tregonin se kishte varësi. Veç kësaj, dyshohet se ka pasur lidhje edhe me mafian për trafik droge.





