Një tërmet i fortë ka goditur një destinacion të famshëm turistik në Indonezi duke shkaktuar të paktën 10 viktima. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë goditi ishullin e Indonezisë qendrore, Loombok, pak para orës 7 të mëngjesit të së dielës, me orën lokale.
Ishulli, vetëm rreth 40 km në lindje të Balit, tërheq turistë nga e gjithë bota, por kombësia e viktimave nuk dihet ende. Përveç 10 të vdekurve, “BBC” raporton se rreth 40 persona janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme.
Tronditja 6.4 ballëshe është ndjekur nga më shumë se 60 lëkundje të tjera më të vogla.
Indonezia tronditet nga tërmete të shpeshta pasi ndodhet mbi “Unazën e Zjarrtë” të tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike që rrethon Oqeanin Paqësor.





