Zjarre të fuqishme pyjore kanë goditur veriun e Kalifornisë duke detyruar me dhjetëra mijëra vetë të braktisin shtëpitë e tyre.
Dy zjarrfikës kanë humbur jetën deri tani dhe situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Flakët vrastare në kontenë Shasta janë ushqyer nga erërat e fuqishme deri në atë pikë sa te krijojnë “tornado zjarri” që kanë shkulur pemët nga rrënjët e kanë përmbysur makinat.
Zjarret masive kanë shkrumbuar deri tani të paktën 500 struktura dhe kërcënojnë me mijëra shtëpi.
Makthi nisi të hënën dhe deri tani, flaket kanë përfshirë plot 194 kilometra katrore tokë, një zone kjo më e madhe sesa qyteti i Los Angelesit. Nga zona janë larguar aktualisht 37.000 banorë.





