Gjatë një kontrolli në makinën e një të riu nga Durrësi, policia ka gjetur dhe bllokuar lëndë narkotike.
Mësohet se ditën e djeshme shtetasi A.B., 25 vjeç, po lëviste në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të urës së Limuthit.
Kontrolli i policisë në makinën tip “Opel” të durrsakut ka zbuluar 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë sipas nenit 283 të Kodit Penal.





