Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar një shofer dhe po hetohen në gjendje të lirë tre të tjerë pasi janë kapur të dehur në timon.

Sipas burimeve zyrtare, kontrollet janë ushtruar ditën e djeshme (26.07.2018) në lagjen nr.1 të qytetit.

Nga të njëjtat burime mësohet se po hetohen në liri shtetasit:

  • M.L., vjeç 27, banues në Durrës, i cili po drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Suzuki”.
  • V.I., vjeç 33, i cili drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”.
  • E.D., vjeç 27, banues në Durrës, i cili po drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”.

Ndërsa është arrestuar në flagrancë 32-vjeçari E.P., banues në Durrës teksa drejtonte në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”.

Katër shtetasit e mësipërm akuzohen për veprën penale “Drejtim i automjeteve në gjendje të dehur” sipas nenit 291 të Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.