Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia britanike pasi akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen e 3 milionë stërlinave në një bankë.
Ata kërkojnë ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e 21-vjeçarit Denis Marku, i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.
21-vjeçari shqiptar kishte rolin e asistentit të klientëve në bankë ndërsa dyshohet se keqpërdori këtë pozicion pune për të vjedhur pasi kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.
Shqiptari punonte në degën e një banke në zonë Chelsea në Londër e cila njihet si një ndër zonat më të pasura të kryeqytetit anglez.
Detektivët britanik që kanë hetuar këtë tentativë vjedhje të Denis Markut besojnë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal me lidhje të forta në komunitetin shqiptar dhe atë kosovar në lindje të Londrës.





