Kanabisi terapeutik do të legalizohet në Britaninë e Madhe me përshkrimin e mjekut duke filluar nga vjeshta e këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid.

Ministri i Brendshëm deklaroi me anë të një komunikate për shtyp se ky veprim do t’i vinte në ndihmë pacientëve me nevoja mjekësore specifike.

Por, sipas tij, ky nuk është aspak hapi i parë drejt legalizimit të kanabisit rekreativ.