Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 51-vjeçar pasi akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor të mitur.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit ndërsa në pranga mësohet se ka rënë shtetasi D.Z., banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm teksa drejtonte mjetin tip "Benz Mercedez", më datë 25.07.2018 ka aksidentuar këmbësorin e mitur A.K, vjeç 8, banues në Durrës.

Për pasojë i mituri ndodhet në spital në Tiranë, bën me dije policia në njoftimin zyrtar.

51-vjeçari akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" sipas nenit 290 të Kodit Penal.