Një punonjës i Antidrogës është plagosur ditën e sotme, pasi është rrëzuar në një pjerrësi 200 m.

Mësohet se ai po kontollonte për kultivimin e hashashit në malet e Vranishtit në Vlorë.

Helikopteret e ushtrisë janë nisur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen dhe transportimin e tij drejt spitalit.

Por për shkak të terrenit, ulja e helikopterit është e vështirë.