Fotografi i Kuvendit Agim Rama, ka publikuar një foto në profilin e tij në “Facebook” ku shfaqet Nard Ndoka.

“Do më pëlqente që Nard Ndoka të ishte gjetje e opozitës për rival me Lali Erin në Tiranë”, ka shkruar në diçiturën e kësaj fotoje.

Por nuk ka vonuar reagimi i Ndokës, i cili i është përgjigjur në koment.

“Agim, kam punuar Kryetar Bashkie kur Lali Eri shiste fiq”, i shkruan ai me humor.

“S’keni punuar siç punon Lali ama”, ishte një tjetër koment i bërë.

“Edhe më mirë se Lali, se jam zgjedhur “kandidat i pavarur” dhe kam fituar 72% përballë PD e PS dhe 9 kandidatëve të tjerë. Lali pa PS, shet fiq sërish!”, i është përgjigjur Ndoka.