Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Mamurrasi”, ku si rezultat i tij u kap Emiljan Lleshaj, 22 vjeç.

Më datë 7 korrik të këtij viti, ai ka qëlluar në qendër të Mamurrasit me armë zjarri në ajër si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë.

Sipas burimeve policore, i riu është i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale.

Lleshaj ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi më datë 07.07.2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe është larguar duke mos iu bindur punonjësve të policisë.

Gjithashtu, për 22-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”