Një shpërthim është regjistruar jashtë Ambasadës së SHBA-së në Pekin.

Njerëzit, dëshmitarë në vendngjarje, kanë ndarë në mediat sociale foto dhe video nga pasojat e shpërthimit.

Rrethanat e shkaqet e incidentit nuk dihen ende.

Në pamjet në video shihet tym në zonë, teksa policia ka rrethuar zonën afër një automjeti. Para mjetit, shihet një trup i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me një mbulesë.

Ambasada e SHBA-së është e vendosur në rrethin e Chaoyang të Pekinit, në Kinë. Ambasadat e Izraelit dhe të Koresë së Jugut janë gjithashtu afër saj.