Një konflikt që dyshohet se ka lindur për motive të dobëta ka degjeneruar në përplasje fizike mes dy burrave në Durrës.
Sherri që përfundoi me përdorimin e grushteve është regjistruar në lagjen nr.17.
Protagonistë të tij kanë qenë shtetasit K.L. 39 vjeç dhe F.S. 53 vjeç, që ka mbetur i lënduar nga grushtimi i 39-vjeçarit.
Ndaj këtij të funndit, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.





