Një 53-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një grua të moshuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cërrik ndërsa autor është shtetasi Tahir Allkja, banues në fshatin Shalës, të Cërrikut, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale "Dhunë në familje".

Sipas policisë, ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë".