Një makinë dhe një banesë kanë rënë pre e hajdutëve në qytetin e Durrësit ditën e djeshme.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasja M.Ç., vjeçe 56, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim pasi ka konstatuar se i kanë vjedhur banesën.
Ndërsa gjatë natës në lagjen 17/1, është vjedhur automjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit A.M., vjeç 29, banues në Durrës.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të të dyja rasteve, sipas neneve 134 – 22 të Kodit Penal.





