Dietologes së njohur shqiptare, Blerina Bombaj, i kanë vjedhur në mes të ditës portofolin e punonjëses së zyrës me 20 mijë lekë të reja, kartë identiteti dhe patentë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zyrën e Bombajt e cila ka shpërndarë në Facebook videon e kamerave të sigurisë, ku shfaqet hajduti.
Në video shihet grabitësi me një çante shpine që pasi hap derën e zyrës, merr portofolin e fut në çantën e shtëpisë dhe më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje dietologia thotë se janë shkëmbyer me hajdutin në shkallët e pallatit me mirësjellje.
“Vjedhje ne mes te ditës, ne mes te njerezve! Ky “zoteri” ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga çanta e punonjëses se zyrës portofolin me 20mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithçka është filmuar ne kamera dhe është denoncuar ne polici”- ka shkruar Blerina Bombaj.





