Patrulla e plazhit në bashkëpunim me forcat Shqiponja, në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë kanë bërë të mundur gjetjen e një fëmije 4-vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.
Fotot jane publikuar në faqen në Facebook të Policisë së Vlorës.
“Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë. Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm”, thuhet në reagim.





