Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë pasi ka zbuluar një plantacion marijuane në komunën e San Tammaros, me vlerë 250 mijë euro.
Mësohet se në pranga kanë rënë shqiptarët me inicialet L.S 28 vjeç e Z.M 25 vjeç të cilët jetonin në një banesë pranë plantacionit rrethuar nga pemë e bimë të larta.
Dy shqiptarët të cilët nuk kishin leje të rregullt qëndrimi në Itali, kishin ndërtuar një sistem ujitës modern për kultivimin e marijuanës.
Sipas policisë italiane, në këtë plantacion u sekuestruan 135 bimë kanabis të larta 1 metër e gjysëm ndërsa në banesën e shqiptarëve është gjetur një sasi tjetër marijuane e gatshme per t'u shitur, një pushkë gjahu e një pistoletë gjuetie e modifikuar.





