Një tragjedi ka ndodhur dje në bregdetin e Ulqinit. Dy persona nga po e njëjta familje kanë humbur jetën rreth orës 14:30, në plazhin e madh të Ulqinit.
Përpos kësaj, dy persona të tjerë njoftohet të kenë pësuar lëndime të rënda trupore dhe sipas policisë së Malit të Zi, shkaku i kësaj ngjarjeje ishte përplasja e të ashtuquajturës ‘banane’ që tërhiqej nga motori lundrues, me një anije që po shëtiste turistë afër plazhit.
Fjala është për një familje shqiptare, të cilët jetojnë në Slloveni.
Gjithashtu është bërë e ditur se ata që humbën jetën janë nëna 35-vjeçare si dhe djali 10-vjeçar, ndërsa vajza e po të njëjtës familje thuhet të ketë marrë lëndime të rënda trupore, babai është në gjendje kome dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i motoçikletës është në paraburgim dhe se po hetohet nga organet e hetuesisë./Indeksonline/





