Apeli për Krimet e Rënda lë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për katër të arrestuarit për shumën 3.4 milionë euro që u bllokuan në portin e Durrësit më 23 qershor 2018.

Gjykata la në burg shtetasit: Edi Likën, Klevi Likën,  Arben Cekën dhe Alban Mollaymeri. 

Ata akuzohen për "pastrim parash", "armëmbajtje pa leje", "falsifikim të monedhave" dhe "grup të strukturuar kriminal". 

Në kërkim janë shpallur kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi të cilët konsiderohen dhe si porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën miliona eurot.