Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për Anna Malaj dhe Emiljano Grembi, dy autorët e grabitjes së karburantit në Levan dhe tentativës për grabitje të dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.

Sipas avokatit, dy të akuzuarit kanë shprehur pendesë për veprimin e tyre. Megjithatë të dy, Anna dhe Emiljano e kanë pranuar se kanë qenë autorët e grabitjes së karburantit me datë 2 korrik.

Ndërsa për grabitjet e tjera i kanë tentuar se kishin nevojë për para, janë shprehur ata.

Por teksa dy të rinjtë linin gjykatën, ra në sy një gjest i 31-vjeçares, e cila ngriti gishtin e mesit si për të kruar hundën, ndërsa gazetarët e pyesnin nga larg: Anna, ke gjë për të thënë?

Historia e saj bëri bujë, pasi 31-vjeçarja Ana Malaj, është e vetma grua e arrestuar vitet e fundit në vendin tonë për grabitje me armë zjarri.