Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës efektivi i Rrugores i aksidentuar 10 ditë më parë.
Bëhet fjalë për shtetasin Myslym Bakërri, i cili u aksidentua në Berat teksa efektivi patrullonte me mjetin e Policisë dhe u përplas me një tjetër makinë e përfundoi në kanal.
Bakerri ishte në krye të detyrës kur u aksidentua. Ai u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por sot ndërroi jetë duke mos i përballuar dot plagët që kishte marrë.





