Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) janë djegur në qytetin e Vlorës këtë të martë.
Dy punëtorët kanë qenë duke riparuar një difekt në nënstacionin elektrik të qytetit në momentin kur ndodhi incidenti. Një transformator ka shpërthyer dhe vaji brenda tij ka djegur rëndë punonjësit.
Për pasojë dy punonjësit janë djegur në shumë pjesë të trupit. Në vendngjarje ka mbërritur më pas ambulanca e cila i ka transportuar të lënduarit në spitalin e djegie- plastikës në Tiranë





