Dy të rinj nga Durrësi janë arrestuar nga policia e qytetit të Fierit pasi janë kapur me Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 23.07.2018, u prangosën shtetasit S.Xh., dhe S.D., vjeç 28 e 32, banues në Durrës.

Gjatë një kontrolli në mjetin tip "Opel" që drejtohej nga shtetasi S.Xh., u gjetën dhe bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa në lagjen "Gafurr Muço", Fier, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celularë. Neni 283 i Kodit Penal.