Ka humbur jetën në spitalin e Fierit një i burgosur nga burgu i sigurise së lartë.

Mësohet se viktima është shtetasi M.L 38 vjeç nga Porteza.

Ai ka qenë duke luajtur në një aktivitet me lojra me dorë, kur ka rënë në fushë pa ndjenja.

38-vjeçari është dërguar në spitalin e Fierit por nuk ka mundur të shpëtonte.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.