Finalizohet operacioni “Summer storm” me metoda  proaktive nga Sektori për hetimin e krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Lezhë

Sekuestrohen 200 kg lëndë narkotike Marijuanë, 4 litër vaj hashashi dhe 1 armë zjarri.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si posedues të tyre.

Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Lezhë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme, pas një  pune operacionale dhe profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive për një periudhë kohore disa javore,  finalizuan me sukses operacionin e koduar “Summer storm”.

Si rezultat i tij u sekuestruan:

– 200 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë

– 4 litër vaj hashashi

– 1 armë zjarri pistoletë me 7 fishekë

– 2 automjete

– 4 celularë

Të kapur në flagrancë bashkë me sekuestrot e lartpërmendura në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras, u arrestuan shtetasit:

– Tofik Koleci, 54 vjeç, banues në Krujë

– Miri ( Ardit)  Koleci, 32 vjeç, banues në Krujë

– Mirand Qira, 42 vjeç, banues në Krujë

– Ndriçim Doku, 39 vjeç, banues në Krujë

Vazhdon puna për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje  të mëtejshme për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”