28-vjeçari shqiptar i cili u kap në Angli në një serë të mbyllur me kanabis ku kishte kultivuar gati 200 rrënjë kanabis, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata.

Sipas mediave britanike Bledar Lala nuk kapej për herë të parë me drogë në Angli pasi dy vite më parë ai ishte deportuar për në Shqipëri, sepse kishte vuajtur 2 vite burg për të njëjtën vepër penale.

28-vjeçarit iu gjetën 5 celularë dhe të gjitha instruksionet si të kujdesej për kanabisin. Shtëpia ku u gjet Bledar Lala ishte përshtatur si një serë kanabisi me bimët, dritat për ngrohje, mjetet për ujitjen etj.

Avokatja e Bledar Lalës tha se ai ishte detyruar të përfshihej në kultivimin e kanabisit pasi në Shqipëri kishte 18 mijë paund borxhe, kjo për shkak se kishte nënën e sëmurë. Edhe në Shqipëri Lala ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit raportojnë mediat britanike.

Për momentin ai ka nisur punë në kuzhinën e burgut, po mëson anglisht dhe thotë se kur të kthehet në Shqipëri, do të nisë punë në ndërtim.