Një person është gjetur i vdekur mbi shinat e trenit në fshatin Mbyet të Fierit gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet A.M., 65 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore të policisë rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.07.2018, në fshatin Mbyet, Fier, mbi shinat e trenit te linjës Fier-Ballsh (jashtë funksionit), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi A. M., 65 vjeç.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.





