Një 6-vjeçar është aksidentuar ditën e shtunë në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Maminas.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.Gj., banues në Manzë, ndërsa drejtuesi i mjetit që e përplasi, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes

Për të miturin, policia informon se është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.07.2018, në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas, një automjet ka aksidentuar shtetasin e mitur E.Gj., vjeç 6, banues në fshatin Manzë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.