Sherr mes kunetërve në Durrës, dy prej tyre rrahin kunatin më të madh si dhe e dhunojnë psikologjikisht duke e ofenduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 (Plazh), ku shtetasit A.D, dhe A.D, respektivisht nga 58 e 29 vjeç, banues në Durrës, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatit të tyre, shtetasit A.P, 59 vjeç.
Sipas policisë, pas rastit të denoncuar një ditë më parë, blutë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, në bazë të nenit 130/a të Kodit Penal.





