Presidenti serb, Aleksandar Vučić, ka shfrytëzuar ditën ndërkombëtare të shahut të flasë për Kosovën. Deklarimeve të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, se ndarja nuk është lojë, por luftë u është përgjigjur se shpreson të mos vijë kurrë tek kjo. I pari i Serbisë thotë se për të puna nuk është kryer dhe oferta e Prishtinës nuk vlen.
“Kjo nuk është hera e parë. Kam parë edhe deklarimet e Hashim Thaçit dhe marrëveshja nuk mund të bëhet me ofertë që ne t’i njohim dhe asgjë. Kjo nuk do të ndodhë”.
Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës i kanë ngritur boshnjakët, që ftuan Ministrin e Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli për vizitë në kryeqendrën e tyre në Novi Pazar. Do të vijë apo jo, për Ministrin e Brendshëm duket se është e qartë. “Mua më duket se nuk do të vijë. Ne gjithsesi nuk do të lejojmë destabilitet këtu”.
Serbia thotë se dialogu duhet të vazhdoj. Kryestrategu serb thotë se ende mund të nxjerr një barazim. E shqetëson që presidenti kosovar nuk mendon se veriu është i Serbisë. “Ne kemi qenë në pozitë të pa lakmueshme dhe jemi. Por, ende ka figura në tabelë dhe mund të luftojmë për një remi”.
Serbët kërkojnë kompromis të vazhdueshëm dhe thonë se është me rëndësi që zgjidhjes t’i vihet vulë së shpejti.