Policia Rrugore ka marrë një aksion për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë: 

• Aleksandër B., 57 vjeç , banues në lagjen "Visarion Xhuvani", Elbasan. Arrestimi i këtij personi u bë i mundur, pasi në rrugën "Zogu i Parë", Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur. 

Po ashtu në vijim të aksionit Policia Rrugore e Elbasanit ka vënë nën pranga:

Almjant U., 20 vjeç, banues në lagjen "Haxhias" Elbasan, pasi në bulevardin “Qemal Stafa” Elbasan,  u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa Leje drejtimi. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy drejtues të motomjeteve për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".