Mundësia për të patur një diplomë nga ndonjë prej universitetet më të njohura Europiane është e paçmueshme. Megjithatë, duke i pasur parasysh shpenzimet e arsimit në vendet Europiane, mundësia për të studiuar në një nga universitetet më të renomuara Europiane fatkeqësisht është ende i padisponueshëm për një numër të madh të studentëve të Republikës së Maqedonisë, por edhe të vendeve fqinje.
Për këtë arsye UNS në periudhën e kaluar vendosi theks të veçantë në marrëveshjet për diplomat e dyfishta, me çfarë studenëve u mundësoi marrjen e diplomave nga universitetet prestigjoze Europiane, pa i ngarkuar ato me tarifa të larta të shkollimit dhe jetës në vendet Europiane.
Midis universiteteve më të rëndësishme Europiane me të cilat UNS ka lidhur marrëveshje për diploma të dyfishta janë: Universiteti i Szeged- Hungari, Universiteti i Neapol –Luixhi Vanviteli – Itali, Univrsiteti i Sterling – Britania e Madhe, Universiteti Odlar Jurdu-Baku, Azerbeixhan, Universiteti i Shkencave Sociale i Llodz-Poloni etj.
Në fund duhet të theksohet se në fazë përfundimtare janë edhe bisedimet për marrëveshje të re për diploma të dyfishta edhe me Universitetin Oksford Bruks, një nga universitetet më të renomuara në Britaninë e Madhe, që edhe më tej do të pasurojë ofertën e pasur të universiteteve nga të cilët studentët e UNS mund të fitojnë diploma.