Një 35-vjeçar italian është arrestuar nga karabinierët në Poggioreale pasi kishte kërcënuar me vdekje një prostitutë shqiptare.  Policia italiane ndërhyri në kohë duke arrestuar shoferin italian me precedentë të mëparshëm në zonën e quajtur Ferrante Imparato.

Ishte vetë prostituta shqiptare që njoftoi policinë fshehurazi, e më pas agjentët i gjetën bashkë me italianin në kamionin e tij.

35-vjeçari pas raportit seksual, e kërcënoi shqiptaren me një thikë, duke tentuar ti marrë 30 eurot që i dha paradhënie, me argumentin se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 35-vjeçarit.