Vazhdon evidentimi i aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Policia e Vlorës ka sekuestruar katër llogari bankare në pronësi të një shtetasi italian, me vlerë 293.000 euro të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qëndrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L.Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.
Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.





