Një 40-vjeçare u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në kabinën e dushit në banesën e saj në qytetin e Pogradecit.
Sipas policisë, dyshimet e para janë për vdekje të shkaktuar nga korrenti duke bërë dush, por po hetohet edhe për një vrasje të mundshme.
Viktima, 40-vjeçarja Bule Bajrami nga Librazhdi, jetonte në lagjen nr. 1 të Pogradecit ndërsa më parë ka qenë në Itali. Trupi i saj u gjet në kabinën e dushit, i dekompozuar.
Dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.
Megjithatë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes





