Komisariati i Policisë Durrës bën me dije se një 20-vjeçare ka tentuar të vetëvritet të premten e 13 korrikut.
Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasja K.Z., banuese në Tiranë është vetëhelmuar me medikamente.
20-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa nuk bëhet me dije arsyeja që e detyroi të renë të ndërmerrte aktin fatal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 Kodit Penal.





