Një 37-vjeçar në Durrës ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit e ka dhunuar.
Nga burimet zyrtare bëhet me dije se 33-vjeçarja F.S.(Xh), ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit B.S., banues në Xhafzotaj.
Lidhur me këtë rast, ditën e djeshme është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 37-vjeçarin.
Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".





