Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm.

Nga burimet zyrtare bëhet e ditur se shtetasi suedez K.E., vjeç 56, banues në Suedi, ishte nisur drejt QSUT-së në gjendje të rëndë nga spitali i Durrësit më datë 12.07.2018.

Mësohet se 56-vjeçari kishte probleme me zemrën, ndërkohë që pritet akti i Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.