Mediat greke raportojnë se një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, është arratisur nga një burg në Greqi.

Mësohet se i riu është arratisur nga burgu i Tiranthias të Nafplion, një burg ky bujqësor ku të burgosurit punojnë, por njëkohësisht janë edhe ‘të lirë’.

"Argolikeseidhseis.gr" shkruan se shqiptari bashkë me disa të burgosur të tjerë kishte dalë nga qelia, për të kryer disa punë, por nuk ishte kthyer më brenda. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje