Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap me pistoletë. Burime zyrtare nga policia e Kurbinit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Rei Nelaj.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është 19-vjeçari Nelaj.
Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.





