Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve policore dhe një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni “Wrong Way”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit:
Bashkim Alijaj, 35 vjeç, banues në Tiranë
Halil Hafuzi, 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë
Gentjan Boçku, 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.
Në kuadër të ketij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.





