Zona e plazhit të Durrësit është vendi më i populluar për shkak të shtimit të numrit të pushuesve që zgjedhin këtë zonë për të kaluar disa ditë pushimi.
Dhe në morinë e njerëzve që lëvizin në të gjitha drejtimet, kush për xhiro e kush për të blerë, askush nuk mund ta vërë re një hajdut që vjedh një makinë “Benz” të parkuar tek tregu veror i lagjes nr.13.
Kështu i ka ndodhur 31-vjeçarit A.J., nga Durrësi, i cili ka deklaruar në komisariat se kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur më mjetin e tij.
Policia e Durrësit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes, që mund të jetë fiksuar nga kamerat e sigurisë së zonës, ndërkohë që për mjetin në këto raste duhet të kesh fat të madh që të mund ta rigjesh…





